Vesi del me shpirtin/ Në arrest shtëpie për vjedhje, Robert Pekmezi realizon një tjetër grabitje në Vlorë

Shprehja popullore vesi del me shpirtin ka gjetur vend tek Robert Pekmezi ne Vlorë. Ky i fundit edhe pse ishte ne masën e sigurisë arrest në shtëpi për një vjedhje, nuk e ka penguar të kryer një tjetër grabitje.

Pak ditë më parë 53-vjeçari në orën 3 të mëngjesit ka thyer masën e sigurisë dhe u nis për të vjedhur një kamionçinë.

Plani i tij shkoi shumë mirë madje në makinë ishte edhe një biçikletë, një palë shkallë alumini, si dhe një kapak kazani rakie.

Pavarësisht se realizoi planin, arratisja e tradhtoi në mes të rrugës, pasi makina që mori u fik pa e dërguar në destinacion.

Punonjësit e policisë kanë konstatuar mjetin në afërsi të një karburanti dhe po aty edhe 53 vjecarin Robert Pekmezi i cili mësohet se kishte konsumuar alkool.

Por për të mos mjaftuar vepra penale e vjedhjes dhe largimit nga vendi i qëndrimit atij i është ngarkuar edhe akuza e drejtim mjeti pa leje drejtimi pasi nuk zotëron një patente.

Gjatë deklarimeve të tij në polici ai është shprehur se ditën e ngjarjes ka qenë në gjendje të dehur ku ka dalë nga banesa edhe është nisur në fshatin Nartë.

Nga aty ai tregon se ka parë një kamionçinë dhe duke mos konstatuar asnjë person pranë saj e ka marrë.

Pavarësisht kërkesës së tij për mëshirë togat e zeza vendosën ta kthejnë në burg 53 vjeçarin.