Allkja: Shqipëria një vend shumë i vogël për të lulëzuar kaq shumë spitale private, dështim i shtetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2025, 21:44
Ilir Allkja, mjek në “Alert” nga Granit Sokolaj në Ora News tha se Shqipëria është një vend shumë i vogël për të lulëzuar kaq shumë spitale private.
Allkja: Shqipëria është një vend shumë i vogël për të lulëzuar kaq shumë spitale private. Spitalet private kanë punë dhe lulëzojnë është sepse shteti ka mangësi në shërbim dhe standarde, si dhe në sasi në të shërbimeve.
Shyqyr që ekzistojnë spitalet private, sepse do të merrnin rrugët e botës për tu mjekuar. Të trajtosh njerëzit janë duke u larguar nga kjo botë pa humanizëm është akuza më e rëndë për institucionet që administrojnë shëndetin.
