Jakaj: Nuk ua fal mjekëve që ua privojnë mjekimin personave me kancer, kush flet largohet nga puna 

Besnik Jakaj, ish-drejtor i Agjencisë se Barnave, Mjek në “Alert” nga Granit Sokolaj tha se PET scan përdoret për të caktuar skemën e mjekimit për personat me kancer.

Jakaj: PET scan përdoret për të caktuar skemën e mjekimit dhe në ato të sëmurët me tumor, duhet patjetër ky skanim dhe pas konsultën vendoset mjekimi dhe kjo gjë është e patjetërsueshme. Këtë gjë unë kolegëve të mi nuk ua fal. Të thuash se bëj sikur nuk e ka apo ndryshoja dozën. Problemi këtu është se mjekët që kanë frikë të flasin largohen nga sistemi.