Njohjet e reja për Kosovën dhe përforcimi i saj në strukturat rajonale, fokus i diskutimeve në Tiranë
Forcimi i subjektivitetit të Kosovës përmes njohjeve të reja dhe përforcimi i rolit të saj në strukturat rajonale, ishte pjesë e diskutimeve mes Drejtorive politikë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.
Takimi mes dy delegacioneve që mbulojnë çështjet e bashkëpunimit dypalësh, çështje të bashkëpunimit rajonal dhe të integrimit në BE zhvilluar në ambientet e MEPJ-së në Tiranë.
Në nisje të takimit, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përshëndeti delegacionin nga Kosova, duke vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve dhe rëndësinë e koordinimit mes institucioneve tona.
Takimi mes delegacioneve vijoi me një bashkëbisedim frytdhënës lidhur edhe me përcaktimin konkret të hapave e aktiviteteve në vijim, si në kontekstin e bashkëpunimit dypalësh dhe në atë rajonal e shumëpalësh.
MEPJ thekson se pjesë e rëndësishme e bisedimeve ishte edhe vëmendja dhe koordinimi në raport me faktorin shqiptar në rajon.
