VIDEO/ Me masë “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa shkon në SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur këtë të premte në SPAK, në zbatim të masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Kujtojmë se gjatë seancës së zhvilluar më 12 shkurt gjyqtari Erion Bani vendosi masën “detyrim paraqitje” për zonjën Xoxa, ndërsa për Erion Veliaj masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ajo është nën hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”