“Lolita” xheloze për sukseset e Armand Lilos: Vetëm unë nuk po di si të pasurohem

Në “qarkun” e faqes satirike në rrjetet sociale “Lolita” ka rënë sërish, biznesmeni i ndërtimeve në Tiranë Armand Lilo, i cili njihet edhe si kunati i socialistit Fatmir Xhafaj.

Shkak është bërë “xhelozia” ndaj suksesit të Lilos, i cili sipas saj është bërë tashmë aksioner në një bankë të nivelit të dytë në vend, ndërsa vetë “Lolita” përpiqet të gjejë një mënyrë për t’u bërë e pasur.

“Nga gjithë katunarët e Tiranës, vetëm unë nuk po di si të pasurohem. Me zor po bëj një emision, ndërsa ky aksioner te Credins Bank. ????

P.s Po e le këtu meqë më lexojnë prekurorët e SPAK-ut dhe mbase frymëzohen”, ironizon faqja satirike në rrjetet sociale “Lolita”.