'Inceneratori', Caushaj: Vendimi i sotëm, pak zhgënjyes. Vetëm përfshirja e Lefter Kokës nuk mjafton
Gazetarja, Rezarta Caushaj e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se vendimi i sotëm për Inceneratorin është pak zhgënjyes.
Caushaj: Vendimi i sotëm ndihet pak zhgënjyes për përmasat që pati kjo aferë dhe për të gjithë dokumentimin që i është bërë dhe për provat që janë mbledhur.
Të çon në përfundimin që kjo është një aferë që shkon në çdo hallkë të shtetit dhe gati gati merr ato përmasat e një vepre të skrukturuar kriminale të një grupi të caktuar.
Nga kjo anë është pak zhgënjyes.
Lefter Koka është ndoshta ai më i prekuri sepse ishte Minsitria e Mjedisit është autoriteti kontraktor dhe vepra penale më e mirëdokumentuar deri tani është pikërisht manipulimi që i është bërë procesit të prokurorimit.
Vetëm përfshirja e zotit Koka nuk mjafton që të vendoset drejtësi për të gjitha ata që janë përgjegjës.
