“Negociatat më të shpejta në historinë e BE”'', Rama-të rinjve: S'kemi kohë për të humbur, vetëm PS fut Shqipërinë në BE

Kryeministri Rama në një takim me të rinjtë e njësisë 1,2 dhe 3 në kryeqytet tha se vetëm PS do e coj vendin në BE.

Kryeministri u bëri thirrje të rinjve që të votojnë PS për të bërë së bashku një histori suksesi.

Rama: Në 11 maj është e njëjta në momentin kur populli thiorret të gjykojë kush do shkojë në qeveri dhe opozitë dhe vendoset se cdo ndodh për katër vitet e ardhshme.

Në ’92 zgjedhja ishte mbi të gjitha këto një takim me historinë, në 11 maj është kët gjitha këto por dhe një takim me historinë.

Duke mbështetur përmes PS Shqipërinë anëtare të BE. Thuajani kur të kenë kohë të shkruajnë në Google PD 1997, PD 1998, PD 2008, PD 2011 katër data, në 2011 është 21 janari.

14 shtator 1998, futu në youtube për qejf se ndoshta nuk I dini të gjitha që të kuptoni që nuk ka rëndësi zgjedhja.

Pse do e fus PS në BE vendin dhe jo këneta. Nuk e fut dot askush tejtër sepse në ëkto kohë mund ta fusi por shumë vonë, ju nuk keni kohë për të humbur, ju ka ardhur fiks koha.

Ajo që duhet të ndodhë është që Shqipëria të mbyllë negociatat deri më 2027. Një mijë veta nga ana jonë nën drejtimin e 36-38 negociatorëve duhet të negociojnë për të bërë marrëveshje deri në 2027.

Nga ana tjetër një mijë të tjerë janë andej që merren me çdo detaj, çdo gjë që lidhet me shtetin. Këto negociata deri në 2027 janë më të shpejtat në histori, pas një rasti shumë të veçantë që është Finlanda.

Ne përshpejtuam reformat duke kaluar edhe vendet e rajonit.

Për herë të parë ata kanë hapur derën dhe duan ne të na marrin brenda. Por dera nuk është hapur pafundësisht. Deri në 2027 kanë thënë duam të mbyllim negociatat me ju.