Ramaj: 'Inceneratori', një nga aferat më të mëdha korruptive që ka pasur ndonjëherë Shqipëria
Avokati, Redi Ramaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se dosja e inceneratorit është një nga dosjet më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare dhe nga aferat më të mëdha korruptive.
Ramaj: Kjo dosje të vret sytë për shumë aspekte.
Jo vetëm çështja e dënimeve të fundit për inceneratorin e Tiranës por nëse e marrim me radhë faktin që u franksionua si dosje që në hetim dhe më pas në gjykim pra u ndanë veç Elbasani, Fieri dhe inceneratori i Tiranës.
Mënyra se si u hetua pra u mor shumë graduale për pjesën e ndalimit të personave përgjegjës.
Faktit që patën mundësi të arratiseshin.
Mënyra e trajtimit të disa nga personazheve më të rëndësishëm politike të cilët ishin të përfshirë në dosjen e inceneratorit.
Dosja e inceneratorit është nga dosjet më të rëndësishme tëq drejtësisë shqiptare dhe nga aferat më të mëdha korruptive që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.
