Sot vendosen dy gjysëmfinalistët e fundit të Championsit, formacionet e Inter-Bayern dhe Real-Arsenal
Ndeshja e sotme mes Interit dhe Bajern Mynih pritet të jetë një tjetër klasike mes këtyre dy skuadrave që kanë rivalizuar shpeshherë me njëra tjetrën në Ligën e Kampioneve.
Fitorja 2-1 në ndeshjen e parë në Gjermani u ka dhënë italianëve një avantazh të rëndësishëm që skuadra e Inzagit duhet të menaxhojë në fushën e saj.
Por historia tregon se bavarezët kanë marrë shpesh rezultate pozitive në Itali, ndaj gjithçka është e mundur në këtë ndeshje që do të sigurojë një biletë për në katërshen më të mirë të turneut.
INTER (3-5-2): Zomer; Pavard, Açerbi, Bastoni; Darmian, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Lautaro Martinez, Turam.
Trajner: Simone Inzagi
BAJERN MYNIH (4-2-3-1): Urbig; Laimer, Kim, Dajer, Stanisiç; Goretzka, Kimish; Olise, Myler, Sane; Kejn.
Trajner: Vinsent Kompani
Në ndeshjen tjetër Real Madridit sot i duhet një tjetër natë magjike në “Santiago Bernabeu” për të synuar përmbysjen e madhe ndaj Arsenalit në Ligën e Kampioneve.
Pas humbjes 3-0 në Londër, shanset e madrilenëve për të shkuar në gjysmëfinalet e turneut janë minimale. Por me një skuadër si ajo madrilene, të mbushur me yje, gjithçka mund të ndodhë.
Ançeloti ka bërë dy ndryshime në krahasim me ndeshjen e parë në Londër, teksa ka vendosur Lukas Vaskez në krahun e djathtë të mbrojtjes nga minuat e parë, ndërsa Tçuameni rishfaqet përsëri në mesfushë.
REAL MADRID: Kurtua; Lukas Vaskez, Asensio, Rydiger, Alaba; Valverde, Tçuameni; Rodrigo, Bellingam, Vinicius; Mbape.
Trajner: Karlo Ançeloti
ARSENAL: Raja, Saliba, Kivior, Ljuis-Skelli, Timber, Partej, Rajs, Odegard, Saka, Martineli, Merino.
Trajner: Mikel Arteta



