Rekord ngjitjeje në malet zvicerane! Dy alpinistë kanë thyer rekordin e shpejtësisë

Dy alpinistë kanë thyer rekordin e shpejtësisë për ngjitjen e disa prej maleve më të famshme zvicerane Eiger, Mönch dhe Jungfrau.

Nicolas Hojac nga Zvicra dhe Philipp Brugger nga Austria ju deshën vetëm 15 orë e 30 minuta, pothuajse 10 orë më pak për të realizuar ngjiten duke thyer arritjen e mëparshme historike të vendosur më shumë se dy dekada më parë.

Alpinistët amatorë zakonisht kanë nevojë për një deri në dy ditë për t'u ngjitur vetëm njërën faqe veriore të Eiger.

Duke folur mbi arritjen e tyre, Hojac e përshkroi përvojën si "plotësisht surreale".

Fillimisht, dyshja kishin shpresuar të përfundonin traversën në 19 deri në 21 orë, por përfundimi në shumë më pak kohë i la ata të dy të habitur.

Rekord ngjitjeje në malet zvicerane! Dy alpinistë kanë thyer

Hojac dhe Brugger kanë dashur të arrijnë disa herë rekordin por kanë dështuar.

Në vitin 2022, ata u kthyen pas sepse Brugger nuk ndihej mirë. Në një tjetër përpjekje u ndalën për shkak të kushteve të këqija të motit.

Triumfi i tyre vite më vonë është një dëshmi pasionit për alpinizmin, duke dëshmuar se edhe pas pengesave të shumta, ëndrrat mund të realizohen me këmbëngulje dhe pasion.

Ne shpesh jemi të aftë për më shumë sesa mendojmë, thotë zviceriani Nicolas Hojac.

Rekord ngjitjeje në malet zvicerane! Dy alpinistë kanë thyer

Treshja e majave - Eiger, Mönch dhe Jungfrau - janë ndër ngjitjet më ikonike dhe sfiduese të Alpeve Zvicerane.