Trajneri i Marokut tregon çfarë i tha Yamal kur refuzoi të përfaqësonte kombëtaren afrikane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2025, 16:30
Komisari teknik i Marokut ka treguar në mediet spanjolle bashkëbisedimin me Lamine Yamal në tentativën që kishte bërë për ta grumbulluar në kombëtaren afrikane.
“Lamine Yamal është një yll i brezit të tij, të cilin tentuam ta afronim në Kombëtare, por për fatin tonë të keq nuk ishte e mundur.
Ai u tregua shumë i ndershëm me mua dhe më tha se ndihej spanjoll pasi kishte luajtur me moshat e tyre për disa vite.
Unë i prezantova planet që kisha dhe i fola për Kupën e Kombeve të këtij viti si dhe Botërorin e 2030-ës.
Dy ditë pas bisedës më telefonoi dhe më tha se vendin e kishte marrë dhe se ndihej spanjoll”, tha Valid Regragui.
