Manchester City tundon Florian Virtz me 150 milionë euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2025, 16:20
Manchester City është i gatshëm të paguajë 150 milionë euro për Florian Virtz.
“Bild” raporton se Guardiola ka pasur një takim dhe i ka shpjeguar yllit gjerman se si do të përshtatej në manovrat e tij.
Shuma prej 150 milionë eurosh përkon edhe me atë që kërkohet nga Bayer Leverkusen.
Virtz është në dilemë të madhe, për shkak edhe se dëshira e babait të tij është të nënshkruajë me Bayern Mynih.
Konkurrenca në merkaton e verës do të jetë e madhe. Kjo pasi City është po ashtu i gatshëm të ofrojë një pagë prej 25 milionë eurosh.
Dëshira e babait të Virtz apo Guardiolës, cila do të triumfojë në fund?
Në Leverkusen do të vendoset gjithçka përgjatë verës, pasi largimi është i sigurt dhe kanë mbetur dy vite të vlefshme kontratë.
