BASHA: TAKSË E SHESHTË 9%! Kreu i Euroatlantikëve: Ulja e taksave i jep më shumë frymëmarrje biznesit

Lulzim Basha vijoi fushatën në Tiranë, ku premtoi taksën e sheshtë 9% gjatë një vizite në një fasoneri. Ai akuzoi qeverinë për korrupsion dhe shpërdorim të parave publike. Sipas Bashës, taksat e ulëta janë çelësi për rritjen e punësimit dhe të pagave.

Lulzim Basha ka vijuar fushatën zgjedhore për 11 majin në Tiranë.

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik ka premtuar taksën e sheshtë 9 për qind në një ndalesë në një fasoneri.

Ai më tej tha se korrupsioni i qeverisë 12 vjeçare i ka çuar lekët e shqiptarëve në xhepat e pushtetarëve.

Taksat e ulëta sipas Lulzim Bashës funksionojnë për të ndihmuar ekonominë, për të ndihmuar punësimin, dhe nivelin e rrogave.

BASHA: TAKSË E SHESHTË 9%! Kreu i Euroatlantikëve: Ulja e taksave