"11 maji" - Vijon shpërndarja e fletëve të votimit për diasporën, 57 646 zarfe të dërguara deri më tani në 6 shtete

Plot 57,646 zarfe me fletët e votimit janë nisur deri më tani në diasporë për zgjedhjet e 11 Majit.

Deri më tani janë dërguar fletët e votimit për votues të qarqeve Durrës, Berat, Dibër, Elbasan dhe Kukës, të cilët jetojnë në shtetet si Italia, Greqia, Gjermania, Franca, Britania dhe SHBA.

Zarfe të dërguara sipas qarqeve

Durrës 24,872

Berat 15,502

Dibër 9,582

Elbasan 7,650

Kukës 40

Zarfe të dërguara sipas shteteve

Itali 26,388

Greqi 15,669

Gjermani 5,580

Mbretëria e Bashkuar 3,760

Shtetet e Bashkuara te Amerikës 2,484

Franca 974