Kikia: PD-ja ishte tradicionale në tubimin hapës, prania e LaCivita rehabilitim viziv me SHBA-të

Në “Drejt” nga Luan Rama, Mentor Kikia, gazetar tha se ajo që vë re në tubimet hapëse, është se tek PD-ja është një format tradicional.

Kikia: Ajo që vë re në tubimet hapëse, është se tek PD-ja është një format tradicional. Tubimet kanë formën dhe përmbajtjen. Forma ishte klasike dhe përmbajtja mund të konsiderohet sepse i gjithë aksioni politik përmblidhej në fjalimin e konsulentit amerikan, sepse Berishës i duhet një amerikan sepse ka pasur një marrëdhënie të errët me SHBA-të. I duhet një rehabilitim viziv.