Doda: Hyrja në BE varet më shumë nga Unionin, duhet një fushatë reale, jo me këngë e dajre
Mesila Doda, kandidate e koalicionit Shqipëria madhështore përmes një interviste në Ora News, tha se hyrja në Be nuk varet shumë nga ne aq sa varet nga vetë Unioni.
Doda: Njihet skepticizmi i Evropës për zgjedhimin e Unionit sepse para pak kohësh kanë thënë për heqjen e vetos, pasi mund të kushtëzohet me interesa personale. Pavarësisht zhvillimeve të BE-së, ne duhet të marrim masa për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Anëtarësimi nuk varet nga qeveria shqiptare, por më shumë nga BE-ja. Duhet një standard i një vendi të zhvilluar.
Nuk i gjykoj zgjedhjet estetike të hapjes së fushatës, por mendoj se është e drejtë që të kemi një proces real dhe të drejtë me zgjedhësit. Është një proces kaq serioz sa duhet të jemi të gjithë seriozë. Është hera e disatë që kemi këtë lloj qasjeje se kemi një herë jemi me dajre, një herë jemi me këngë, por kjo nuk është normale për një qytetar të BE-së.