VIDEO/ Spektakël legjendash në Meksikë, Real Madridi mposht Barcelonën pas penalltive
Mbrëmjen e kaluar, në Toluca të Meksikës, u zhvillua një sfidë magjike mes legjendave të Real Madridit dhe Barcelonës, e cila përfundoi me fitoren e “Los Blancos” pas një serie emocionuese penalltish.
Takimi miqësor përfundoi 2-2 në kohën e rregullt, por në fund ishte skuadra e Real Madridit që doli fituese me rezultatin 8-7 nga pika e bardhë, pasi lojtarët e tyre humbën vetëm dy goditje, ndërsa katalanasit gabuan tri.
Ndeshja ishte një festë për futbollin, me emra të mëdhenj si:
Iker Casillas, Marcelo, Luís Figo (kapiten), Guti për Realin;
Carles Puyol (kapiten), Rafael Márquez, Andrés Iniesta, Ricardo Quaresma, Rivaldo për Barcelonën.
Sfida nisi me emocione, kur Rivaldo humbi një penallti në minutën e 11-të. Real Madrid reagoi shpejt dhe me dy gola brenda pesë minutave nga Figo (18’) dhe Marcelo (22’) kaloi në avantazh 2-0.
Marcelo madje festoi golin e tij në stilin e njohur të Cristiano Ronaldos.
Por Barcelona nuk u dorëzua. Puyol (31') dhe Javier Saviola (34') shënuan dy gola brenda pak minutash dhe barazuan rezultatin në 2-2, duke ngritur temperaturën e ndeshjes dhe të publikut në stadium.
Te penalltitë, u ekzekutuan plot 20 gjuajtje, por në fund ishin madrilenët që festuan, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi ndaj legjendave të Barcelonës, pas triumfit 2-0 një javë më parë në një tjetër ndeshje miqësore në Mumbai të Indisë.
Formacionet:
Legjendat e Real Madridit: Iker Casillas, Antonio Núñez, Fernando Sanz, Agus, Marcelo, Luís Figo (K), Luís Milla, Guti, Rubén de la Red, Edwin Congo, Sávio, Pedro Contreras, Juanjo Olaya, Raúl Bravo, José Emilio Amavisca, David Barral, Javier Balboa.
Legjendat e Barcelonës: Jesús Angoy, Carles Puyol (K), Rafael Márquez, Frank de Boer, Francesco Coco, Ludovic Giuly, Andrés Iniesta, Rivaldo, Roger, Javier Saviola, Phillip Cocu, Francesc Xavier Dos Guzmán, Fernando Navarro, Juan Carlos Moreno, Juan Pablo Sorín, Marc Crosas, Ricardo Quaresma, Jonathan Soriano.
Një natë e paharrueshme për nostalgjikët e futbollit dhe një tjetër dëshmi se magjia e yjeve nuk shuhet kurrë!
