JAVA VENDIMTARE/ Interi në përballje me historinë! Sfidat që do të vendosin Serie A, Kupën dhe Champions

Në vetëm 10 ditë Interi do të përballet me ndeshjet që do të vulosin tre kampionate. Kupa e Italisë, Serie A, por dhe vijimi ose jo në Champions. Megjithatë në dispozicion të inzagit duket se formacioni do të jetë i plotë

"Një hap në një kohë, një ndeshje në një kohë" – ky është moti i Interit që lufton në tre fronte dhe është i detyruar të menaxhojë me kujdes forcat. Pa fanatizëm taktik, por me qartësi: sezoni i zikaltërve luhet në dy javët e ardhshme dhe, për këtë arsye, do të ketë më pak hapësira për rotacion ekstrem, të paktën në formacionet startuese.

Tensioni ishte i dukshëm edhe në sjelljet e trajnerit Simone Inzaghi në fundin e ndeshjes me Cagliarin, ku urdhëronte lojtarët të mos rrezikonin vrapime të kota që mund të sillnin dëmtime të reja.

E mërkura sjell përballjen vendimtare ndaj Bayern Munich në Champions League për një vend në gjysmëfinale, të dielën shkon në Bologna për të mbrojtur pozitat në kampionat, të mërkurën e ardhshme është derby ndaj Milanit për një vend në finalen e Kupës së Italisë, ndërsa më 27 prill në San Siro mbërrin Roma për të mbyllur një cikël sfidash intensive.

Mediet italiane e cilwsojnw njw calendar ferri, ndwrsa shtojnw se Inzaghi do të mbështetet te titullarët e zakonshëm. Lajmi i mirë është rikuperimi i Federico Dimarcos, që pritet të nisë nga minuta e parë dhe të lejojë Carlos Auguston të pushojë, edhe pse ky i fundit mbetet një opsion për të hyrë nga stoli. Krahas tij, do të rikthehen në formacion Acerbi dhe Mkhitaryan, ndërsa sulmi do të udhëhiqet nga duo e zakonshme Thuram–Lautaro.

Nga pankina e interit vijnë sinjale inkurajuese: Taremi mund të jetë i gatshëm, ndërsa Arnautovic po rikthen formën pas mungesës së gjatë. Zalewski ka dhënë sinjale pozitive pas zëvendësimit të së shtunës. Ndërkohë, Dumfries dhe Zielinski nuk do të jenë të gatshëm për këtë cikël dhe pritet të rikthehen në vijim.