Luka Modriç bëhet bashkëpronar i klubit anglez
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2025, 15:18
Luka Modriç do të bëhet një nga pronarët e Swansea. Lojtari kroat do të ketë një pjesë të aksioneve të klubit anglez që militon në Championship.
Akoma nuk bëhet e ditur kostoja të cilën Modriç ka vendosur të investojë, për të blerë aksione.
Kjo lëvizje raportohet se nuk do të ndikojë te karriera e Modriç, që preferon të vazhdojë me futbollin e luajtur.
Dhe pse kontrata e Modriç me Realin përfundon në verë, palët po punojnë për gjetjen e marrëveshjes edhe për të paktën sezonin e ardhshëm.
Te Swansea, Modriç do të gjejë pronarë të tjerë, të cilët janë Andi Kolmen, Bret Kravat, Nigel Moris dhe Xhejson Kohen.
Swansea ndodhet në Championship prej 7 vitesh, ndërsa aktualisht mban vendin e 12-të.