VIDEO/ Luis Suarez, Jordi Alba dhe Oliver Giroud përfshihen në sherr gjatë ndeshjes

Luis Suarez nuk do të ndryshojë ndonjëherë, kjo pasi është përfshirë në një incident që ndodhi javën e kaluar në fushë, por që tani është bërë viral në rrjet.

Në minutën e 89-të të sfidës, teksa Inter Majemi po udhëhiqte me shifrat 3-1 kundër Los Angeles, në ndeshjen e dytë të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Kampioneve, përplasja mes Marlon Santos ndaj Lionel Mesit çoi në një rrëmujë lojtarëve të skuadrave.

Luis Suarez dhe Jordi Alba ishin ndër lojtarët që u hodhën në mbrojtje të mikut të tyre, por ndërsa ata iu bashkuan përplasjes, uruguaiani ndjeu një dorë që i preku fytyrën.

Ashtu si në kohët e vjetra, sulmuesi u kthye në mënyrë instinktive dhe i kafshoi gishtat, por papritur kuptoi se i përkisnin Jordi Albës (shokut të skuadrës) dhe ndaloi.

Mbrojtësi i majtë spanjoll dukej se kishte dhimbje të konsiderueshme pasi u tërhoq zvarrë nga kundërshtari, ish-sulmuesi i Milanit dhe Francës, Olivier Giroud.