Konferenca e katërt Ndërqeveritare me BE, Andoni: Grup-kapitujt, temat themelore, e para drejtësia, e dyta tregtia
Analisti, Ben Andoni në një intervistë në Ora News u shpreh se grup-kapitulli i parë kishtë të bënte me tema themelore që lidhen me drejtësinë kurse grup-kapitulli i dytë lidhet me tregtinë.
Andoni: Uroja që publiku shqiptar të kishte vëmendjen e duhur për integrimet Evropiane.
Por në pjesën teknike duhet të keni parasysh se po hapet grup-kapitulli i dytë me modalitetin e ri që ka përfshirë BE dhe në fushën e zgjerimit.
Është konferenca e katërt ndërqeveritare, ndërsa grup-kapitulli i parë kishte të bënte me temat themelore dhe me çështjet themelore të cilat lidhen me drejtësinë, me funksionimin e shtetit ligjor.
Grup-kapitulli i dytë lidhet me tregtinë dhe me të gjithë pjesën e legjislacionit të cilat Shqipëria duhet të përmbushi deri në një kohë të caktuar.
Rama ka përfshirë brenda mandatit të tij nëse do arrijë të fitojë ndërsa BE ka vendosur një cak por sidomos me ekipin e vjetër të tij.
Për pak ditë do kemi kancelarin e ri të Gjermanisë, dhe kancelari i ri gjerman në politikat e tij ka theksuar idenë se BE do fillojë të mendojë shumë më tepër në qeverisjen e tij në Gjermani përsa i përket sensit të integrimit të brendshëm dhe politikave të brendshme të bashkësisë të unionit dhe pastaj do mendojmë për zgjerimin.
