Takimi me shqiptarët në Breshia, Mediu: Të krijojmë një Shqipëri me dinjitet

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi sot se Shqipëria madhështore, është ajo e fëmijëve, dinjitetit dhe nderit.

Në fjalën e tij në takimin e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Breshia të Italisë, Mediu tha se, “shqiptarët nuk duan pasaportën, por liri.

Duan shtetin e shqiptarëve dhe jo pushtetin e krimit”.

“Europian je kur lirinë tënde e krijon me familjarët e tu në Shqipëri.

Shqipëria madhështore, është ajo e fëmijëve, dinjitetit dhe nderit. Shqipëria madhështore është vota juaj më 11 maj”, tha ai.

“Vota për nr.1 do të ndikojë për ëndrrat dhe pronat tuaja”, iu drejtua ai të pranishmëve në takim.

“Të krijojmë një Shqipëri me dinjitet, një vend ku rriten fëmijët tanë.

Kjo është Shqipëria Madhështore. Shqipëria është më e bukur, më madhështore kur jetojmë bashkë të gjithë”, tha ai.

“Ju treguat që jeni jo të zakonshëm, por të jashtëzakonshëm. Nuk u përkulët përballë pushtetit, pasi ju dhe veç në duhet të përulemi përpara të mirës, dinjiteti dhe kombit shqiptar.

Luftoni këto ditë që kanë ngelur dhe sillni në rrugën tuaj gjithë shqiptarët në Itali. Votoni numrin 1! 11 maji, është dita juaj”, iu drejtua Mediu të pranishmëve.