Basha me shqiptarët në Selanik: Shqipëria po shpopullohet dita-ditës, kjo qeveri po shkatërron vendin

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me shqiptarët në Selanik të Greqisë.

Në fjalën e tij, Basha deklaroi se zgjedhjet e 11 majit janë një moment vendimtar për të ardhmen e vendit.

Basha ka thënë se sipas tij, kryeministri nuk mban asnjë përgjegjësi për problemet e vendit.

“Kërcen Rama dhe shoqet e tij nga belaja që mos t’i pyesim, po shokët ku i ke, o Ramë?

Te 313! Te 313 i ka shokët që me dorën e tij që i ka zgjedhur njëri pas tjetrit. I ka bërë zv/kryeministër, ministra, zv.ministra, deputetë, kryetar bashkie, drejtor të përgjithshëm dhe të gjithë janë kapur në rrjetën e SPAK.

Me qëllim një grusht njerëzish. Edhe të gjithë tani janë shkëputur nga çdo lloj lidhje me shqiptarët në Shqipëri dhe kudo që ndodhen.

Vjen këtu dhe na rrëfen përralla nga historia osmane. Apo të tjera fabula, si e si që mos të japë llogari. 35 vjet, por 12 vjet në veçanti, ku të cilët kanë kaluar njëri pas tjetrit dhe kanë pasuruar 313-n.

Edhe pyetja është: përveç se na vjen dhe na thua versionin tënd të historisë, çfarë ke bërë për këta njerëz? Me çfarë ndjese vjen para tyre dhe çfarë ndjese ke për ta. “-tha Basha.