"Ja si do parandalohen krimet zgjedhore" - Dumani: Dogana dhe Tatimet s'kanë referuar asnjë rast në SPAK. Ka rënë numri i kallëzimeve të policisë
Kreu i SPAK, Altin Dumani tha gjatë raportimit vjetor në KLP se Doganat Tatimet nuk kanë referuar asnjë rast në Prokurorinë e Posaçme.
Më tej Dumani theksoi se nuk beson se niveli i korrupsionit në Tatime dhe Dogana është zero, pasi qytetarët kanë bërë një numër të lartë kallëzimesh.
“Duke marrë në konsideratë kallëzimet e qytetarëve, rritjen e numrit të kallëzimeve të tyre, rritjen e numrit të procedimeve penale të regjistruara kryesisht nga SPAK, vlerësoj se nuk mund të bëjmë një lexim të tillë që ka rënë kriminaliteti e korrupsioni.
Po marr institucione të rëndësishme, Doganat apo tatimet që të mos kenë 1 rast, 5 raste, 10 raste për të mos referuar në SPAK.
Besoj që niveli i korrupsionit nuk është zero në Tatime dhe Dogana, dhe kjo është ajo që prezantojmë në raport, pasqyrojmë realitetin. Qëllimi nuk është për të kritikuar, por për t’i nxitur institucionet që ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe mirëpresim referimet e tyre”, tha Dumani.
Dumanit: Ka rënë numri i kallëzimeve të policisë në SPAK
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumanika kritikuar publikisht Policinë e Shtetit në lidhje me bashkëpunimin në kallëzimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin, rreth çështjeve të kallëzuara.
Ai tha gjatë raportimit në KLP se pothuajse janë përgjysmuar kallëzimet e Policisë së Shtetit në krahasim mes viteve 2023 dhe 2024. Madje sipas tij më shumë referime dhe kallëzime kanë bërë qytetarët në krahasim me uniformat blu.
“Ka rënie të numrin të kallëzimeve nga ana e Policisë së Shtetit, që janë referuar në SPAK. Nga 65 në 30 çështje, e krahasuar nga 2023 në 2024, kanë rënë denoncimet e policisë së shtetit. Në 2024 janë regjistruar 327procedime të reja. 2018 çështje të përfunduara me 18% rritje në krahasim me 2023. Ulje e nisjes së hetimeve për kallëzimet e nisjes së hetimeve nga Policia”, vuri në dukje kreu i SPAK.
Dumani: Jemi të angazhuar për parandalimin e krimeve zgjedhore
Kreu i SPAK-ut foli edhe për organizimin e punës për mbrojtjen e votave në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Aktin Dumani: “Kemi krijuar një strategji për krimet zgjedhore. Është miratuar dhe është publike në SPAK.
Ka parashikuar marrjen e disa masave për krimet zgjedhore, ku më i rëndësishmi është grupi hetimor në terren.
Nga data 11 prill kemi dërguar prokurorë dhe hetues në qendrat e qarqeve dhe janë në komunikime të vazhdueshme, me qëllim marrjen e informacioneve në kohë dhe diskutimin mbi kallëzimet dhe ndjekjes penale.
Ne kemi krijuar në faqen zyrtare dhe për publikun ku kemi pasur raportime për raste konkrete dhe po vlerësohen nga hetuesit.
Kemi caktuar persona përgjegjës dhe jam shumë i kënaqur nga bashkëpunimi. Jemi të angazhuar për parandalimin e krimeve zgjedhore”.
Dumani: Prokurorëve të SPAK t’u jepet mundësia e rikandidimit, ja 2 variantet që propozojmë

Gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kreu i SPAK Altin Dumani ripërsëriti edhe një herë kërksën që prokurorovë të Prokurorisë së Posaçme t’u jepet mundësia për të rikandiduar edhe për mandate të tjera.
Dumani tha se nuk duan që të rikonfirmohen automatikisht, por të garojnë në garën e përbashkët me prokurorët e juridiksionit të përgjithshëm. Kreu i SPAK theksoi si variant të dytë dhe që ata të atashohen pranë Prokurorisë së Apelit.
Altin Dumani: E para çështjet kaq të ndjeshme, si çështje statusi, ku varet edhe fati personal i prokurorëve dhe institucionit, ne i diskutojmë si grup prokurorësh. Unë si kreu i SPAK nuk kam deklaruar apo propozuar ndonjë ndryshim pa u konsultuar me gjithë politikën e prokurorëve. Kemi shkuar drejt një propozimi i mandatit. Për ta filluar me rinovimin e mandatit pranë SPAK. Kemi propozuar jo rinovim automatik. Propozimi i SPAK është të bëhen ndryshime kushtetuese dhe ligjore, që prokurorëve pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar, tu jepet mundësia për të rikandiduar së bashku me prokurorë të juridiksionit të përgjithshëm.
Në këtë mënyrë rinovohet kolektivi i SPAK, por bëhet e mundur dhe vijimësia e veprimtarisë së institucionit, për ata prokurore që duan të vazhdojnë në SPAK. Është një mundësi shumë e mirë që përmes kësaj formule, prokurorët në SPAK të rikandidojnë, por t’u thuhet faleminderit për 9 vjet, por nuk mund të vazhdoni më tej sepse në vlerësimin e këshillit si organ kompetenct performaca juaj gjatë nuk është e atillë që të të jap një mundësi të dytë për të rinovuar në këshill dhe të vazhdosh të ushtrosh funksionet në SPAK.
Variant i dytë, i cili nga pikëpamja ligjore është më e thjeshtë. Prokurorët e SPAK të kenë mundësi që pas mandatit 9-vjecar të atashohen pranë Prokurirsë së Apelit. Unë jam për variantin e parë dhe të gjithë ne prokurorët jemi që pas përfundimit t’u jepet mundësia të rikandidojnë. Jemi kundër riemërimit automatik.
Dumani: Nëse prokurori s’është i sigurt te fajësia, më mirë të tërhiqet
Gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se i ka këshilluar prokurorët që të jenë të kujdesshëm, pasi nëse nuk janë të sigurt në fajësinë e personit të pandehur, më mirë të tërhiqen, të kërkojë kohë ose pushimin e çështjes dhe gjykata e miraton nëse ai ka gabuar në klasifikimin e akuzës.
Kjo deklaratë lidhej me një nga pyetjet e anëtarëve të KLP-së në lidhje me pafajësitë, çështjet në gjyq dhe rastet kur ka pasur gabime nga ana e prokurorëve apo dështime të çështjeve penale të përfaqësuara.
“Numri i të pandehurve në rritje për ata që çohen në gjyq. Numri i pafajësive në ulje, por ulje e moderuar. Kam kërkuar nga prokurorët që të jenë të kujdesshëm kur paraqesin çështjen në seancën paraprake para gjyqtarit apo në vijim. Nëse nuk je i bindur për fajësinë e personit që është në gjykim më mirë vijo hetimin, merr kohë, kërko pushim të çështjes, dhe kjo mund të bëhet, gjyqtari e miraton, nëse është gabuar nga prokurori në klasifikimin e akuzës dhe çështjes vlerësohet më tej.” – tha Altin Dumani.




