Jeta në epokën e AI/ Mertenika: Çipi i Elon Musk është një zhvillim shumë i madh i teknologjisë

Inxhinieri biomjekësor, Ermand Mertenika në një intervistë në Ora News u shpreh se çipi i Elon Musk është një zhvillim shumë i madh i teknologjisë.

Mertenika: Gjëja më e parë dhe më kryesore që ka bërë bumin më të madh sot është ai neuralink çip i Elon Musk që siç duket edhe nga kjo pjesë ai po vazhdon dhe po zhvillon të tjera gjëra. Sepse ky është një zhvillim që është bërë në bioteknologji.

Sot pikërisht qëllimi kryesor i shkencës dhe i teknologjisë, kemi të bëjmë edhe me konceptet në shëndetësi.

Ky çipi i Elon Musk shumë interesant.

Një microcontroller, një mikroprocesor interesant ku një pacient prsh ka pasur një masë tumorale celebrale gjatë së cilës pas një kirurgjie është bërë e mundur ekstraktimi i masës tumorale dhe ky pacient ka kaluar në gjendje paralyze.

Dhe me anë të këtij mikrokontrolleri shumë interesant bëhet e mundur lidhja e këtyre neuroneve.