Fushata mashtruese në “Whatsapp”! Kini kujdes! Mund të rrezikoni të humbisni llogaritë! Sara Qoshi: Ja si të mbroni llogaritë tuaja nga skemat

Një skemë mashtruese po qarkullon së fundmi në WhatsApp, duke synuar marrjen e llogarive të përdoruesve pa leje. Përdoruesit këshillohen të mos hapin lidhje nga persona të panjohur dhe të tregojnë kujdes për të mbrojtur llogaritë e tyre.

Një fushatë mashtruese e njohur si phishing ka përhapur shqetësim tek përdoruesit e WhatsApp

Sara Qoshi, përgjegjëse e sektorit të mbrojtjes, menaxhimit dhe reagimit të incidenteve kibernetike në Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, thotë se shumë persona kanë rënë pre, duke humbur llogarite e tyre.

Në një intervistë për Ora News, tregon se skemën që po përdoret.

Ekspertja jep edhe disa këshilla të rëndësishme si të shmangen sulme të tilla dhe për mbrojtjen  e të dhënave personale nga skema të tilla të vjedhje online.

Ekspertët e sigurisë apelojnë përdoruesit të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien në kurthin e mesazheve mashtruese duke hapur linqe nga kontakte të panjohura