SHQETËSOHET “Lolita”: A është mirë Gys Agasi? Se nuk më doli mirë në filxhan

Ergys Agasi, është një personazh jo shumë i njohur për shqiptarët, por emri i tij në media nisi të lakohej shumë thuajse një vit më parë kur u bë një nga personat më të komentuar, për shkak të akuzave të bëra nga arratia nga ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj.

Por Agasi së fundmi është kujtuar këtë të shtunë edhe nga faqja satirike në rrjetet sociale “Lolita”, e cila nuk i kursen thumbat ndaj këtij personazhi, i cili në “filxhanin” e Lolitës nuk ka dalë mirë.

“A është mirë Gys Agasi? Se nuk më doli mirë në filxhan”, shkruan në ironinë e saj, “Lolita”.

POR KUSH ËSHTË ERGYS AGASI?

Ergys Agasi është djali i ish-deputetit socialist Bardhyl Agasi, ky i fundit ish-Sekretari i PS në kohën kur kjo forcë politike drejtohej nga Fatos Nano. Pavarësisht se i ati ishte socialist, në skenën politike Ergys Agasi u fut nga LSI e drejtuar nga Ilir Meta.

Ai mori postin e kreut të Inspektoratit të Mjedisit, në kohën kur Ministër i Mjedisit ishte Lefter Koka, atëherë një nga njerëzit më të besuar të Ilir Metës, ndërsa sot në burg i dënuar nga GJKKO për aferën e inceneratorëve.

Gjatë kohës që ishte në krye të Inspektoriatit të Mjedisit, Agasi duket se ka krijuar lidhje të forta miqësie me Alqi Bllakon, pasi me babanë e ish-deputetit socialist ka edhe një kompani, “EA LOGISTOCS”, me objekt transportin kombëtar dhe ndërkombëtar të mallrave mallrave.

Agasi dha dorëheqjen nga posti në shtator të vitit 2017, kur koalicioni mes PS-së dhe LSI-së ishte prishur. Por, e ardhmja e tij nuk do të ishte më pranë Ilir Metës, pasi ai do të rikthehej sërish në Partinë Socialiste.

Ergys Agasi është shënjestruar më herët edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka hedhur akuza të forta në drejtim të tij.

“Miq, prej kohësh në një seri denoncimesh, qytetarët dixhital informojnë se Ergys Agasi është njeriu që drejton bandat e Durrësit, Shkozetit, Shijakut, por edhe të zonave përreth, kontrollon portin, doganat, cigaret, por edhe të tjera dhe de facto është inspektori i përgjithshëm dhe më shumë se kaq i SHIK-ut megjithë klerencën e tij të zezë”, shkruante Berisha. /Ditar.al