DETAJET/ Do i shiste agjentit të policisë “Ekol Special” për 1500 euro, si u kap në flagrancë 21-vjeçari dhe miku i tij fierak

Dy persona nga Fieri janë arrestuar mesditën e sotme në Tiranë, pasi njëri prej tyre tregtonte armë pistoleta në kryeqytet.

21-vjeçari Dejvi Naçi, mësohet të ketë rënë në kontakt me një agjent policie, i cili i është prezantuar si qytetar i thjeshtë, duke i interesuar të blinte një armë zjarri pistoletë.

Sipas hetimit të nisur nga policia dhe Prokuroria e Tiranës, 21-vjeçari Naci i merrte pistoletat “Ekol Special” nga Kosova dhe më pas i shiste në Tiranë, tek persona të ndryshëm kundrejt çmimit 1500 euro copa.

Pistoletën “Ekol Special” Dejvi Naci do ja shiste një agjenti të policisë, i cili ishte prezantuar si qytetar i thjeshtë.

Mesditën e sotme, Naci u kap në flagrancë nga grupi i Operacionales së Tiranës, ndërsa bashkë me të u arrestua dhe miku i tij Albi Spahaj, i cili sipas hetuesve ka pasur dijeni se shoku i tij ka pasur armë, por nuk ka treguar.

Nisur nga kjo situatë ndaj Albi Spahaj, është ngritur akuza e “Moskallëzimit të Krimit”.

Hetimet ndaj këtij rasti vijojnë, pasi ka persona të tjerë që janë implikuar në tregtinë e armëve nga Kosova drejt Shqipërisë.

Pritet që në ditët në vijim Dejvi Nacci, të dalë para gjykatës penale të Tiranës, për tu njohur me masën e sigurisë “Arrest me burg”.