ARSIMIM, JO DISKRIMINIM! Kërkohen mundësi të barabarta për komunitetin rom dhe grupet vulnerabël
Komuniteti rom përballet shpesh me forma të ndryshme diskriminimi, veçanërisht në aksesin ndaj mundësive arsimore dhe përfitimeve si bursat. Një nga sfidat kryesore është edhe diskriminimi i brendshëm, që e bën edhe më të vështirë përfshirjen dhe përparimin. Zgjidhja kërkon fuqizim përmes arsimit dhe nxitjen e vlerave e potencialit që ky komunitet përfaqëson.
Diskriminimi mbetet një ndër barrierat kryesore për komuntetin rom në Shqipëri, ndërsa Arsimi vlerësohet se ka fuqinë për tu ndryshuar gjendjen ku ndodhen.
Por Darian Konomi, specialist i monitorimit dhe raportimit pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi ndan shqetësimin për shkelje veçanërisht në lidhje me procedurat e marrjes së bursave.
Ai theksoi se për të thyer barrierat është e rëndësishme të nxirren në pah vlerat dhe potenciali i tyre, duke i ofruar mundësi në fusha të ndryshme.
Krijimi i mundësive të barabarta duke u përqendruar në arsimim dhe mundësi punësimi, sipas ekspertëve do të mundësojnë përfshirjen e plotë të komunitetit rom dhe grupeve të tjera vulnerabël në jetën social ekonomike të vendit
