Presioni te Reali, Ancelotti mund të shkarkohet nëse nuk kalon Arsenalin në Champions

Carlo Ancelotti rrezikon shkarkimin. Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk ka më durim.

Nëse “Los Blancos” nuk kalojnë Arsenalin në Champions, mund të merret vendimi për largimin e teknikut italian.

Real Madridi u mposht 3-0 në Londër, një ndeshje që nuk do të harrohet lehtë, për fatin e keq të madrilenëve.

Ishte ndeshje e turpshme, ku “Los Blancos” dukeshin pa dëshirë për të fituar.

“Marca” raporton se Ancelotti tashmë ka një ultimatum të transmetuar jo personalisht nga Perez, por të nënkuptuar: nëse nuk kalon Arsenalin, koha të largohesh.

Pasuesi i tij? Ka vetëm një alternativë. Ai është ish-lojtari i Real Madridit, Xabi Alonso.