DALIN EMRAT/ Ja kush janë 6 të rinjtë që bënë për spital 34-vjeçarin dje në Lezhë. Policia: Dy i arrestuam, 4 po i kërkojmë (KUJDES! PAMJE SHQETËSUESE)
Zbardhet dinamika e konfliktit të ndodhur mesditën e djeshme në Lezhë.
Identifikohen shtetasit e përfshirë në konflikt, dy prej tyre janë arrestuar ndërsa katër shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë , Njësia Shkodër, ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur, mesditën e datës 11.04.2025, në qytetin e Lezhës.
Fillimisht u raportua për një përplasje fizike mes dy shtetasve, por pas hetimeve të thelluara, këqyrjes së pamjeve filmike dhe grumbullimit të provave, veprimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja e plotë e ngjarjes dhe identifikimi i të gjithë personave të përfshirë në një konflikt për motive të dobëta.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve, të dy banues në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë:
* F. Gj., 34 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje" kryer në bashkëpunim, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;
* E. N., 37 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje" kryer në bashkëpunim", “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Si dhe u shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim dhe “Prishja qetësisë publike”, shtetasit: R. M., 20 vjeç, banues në Tale, K. N., 20 vjeç, A. D., 15 vjeç dhe A.M., 17 vjeç.
Më datë 11.04.2025, në orën 12:02, në qytetin e Lezhës, shtetasit F. Gj., dhe E. N., kanë goditur me mjete të forta shtetasin R. M., ku më pas shtetasi R. M., bashkë me tre shokët e tij, (të 4 të shpallur në kërkim) kanë goditur me automjet shtetasin F. Gj., dhe më pas e kanë goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Policia e Lezhës vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Arrestuar:
• Fatjon Gjini 34 vjeç
• Ervin Nika 37 vjeç
Shpallur në kërkim:
• A. D, 15 vjeç
• Redian Margjonaj, 20 vjeç
• Kevin Ndoka, 20 vjeç
• A. M, 17 vjeç
VIDEO - PAMJET E SHERRIT TE DJESHME NE LEZHE
Një përleshje e dhunshme mes disa të rinjve ka ndodhur pak para mesditës së sotme në qytetin e Lezhës.
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 11, 2025
Sipas informacioneve të siguruara nga JOQ Albania, ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Kadastrës. Disa të rinj janë parë teksa hyjnë në një lokal të zonës, ku më pas… pic.twitter.com/EQlrOS7dEE

