Balliu takime te rruga e Durrësit: Të bashkohemi masivisht për të kthyer vëmendjen e qeverisë drejt interesave të qytetarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2025, 12:29
Drejtuesi politik i Njësisë 3, njëherësh dhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Klevis Balliu zhvilloi sot një takim me banorët e kryeqytetit
"Sot te rruga e Durrësit, ulim çmimin e energjisë elektrike nga 24 lek në 6 lek kilovati.
Qytetarët po përqafojnë masivisht programin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, i cili zgjidh problemet e shkaktuara nga pushteti aktual.
Të bashkohemi masivisht për të kthyer vëmendjen e qeverisë drejt interesave të qytetarëve", shprehet Klevis Balliu.
