Autobusi del nga rruga në Llogara pas kontaktit me kamionin

Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në njërën nga kthesat e Llogarasë. Mësohet se një autobus është përplasur me një kamion.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të plagosur, por ka vetëm dëme materiale.

Sipasojë e aksidentit trafiku në zonë është rënduar ndjeshëm, duke krijuar radhë prej disa kilometrash.

Gjithashtu situata është përkeqësuar edhe nga fakti që tuneli i Llogarasë vijon të jetë i mbyllur për shkak të punimeve.