Emergjenca natyrore/ 13 shtete në Shkodër për evakuime e shpëtim të të plago*urve

Në Shkodër u zhvillua një stërvitje për ndërhyrje në rast të emergjencave.

Me pjesëmarrjen e 13 shteteve u demonstrua reagimi në rast të shpëtimit të të plagosurve në zonat e thella por edhe evakuimi nga përmbytjet.

Këto pamje të realizuara në zonën e shkodrës nuk i përkasin ndërhyrjeve në përmbytje apo shpëtimit të të plagosurve

Në lumin Buna forcat e emergjencës shqiptare në bashkëpunim me anëtarë nga 13 vende anëtare zhvilluan stërvitje për të përballuar situata të ndryshme.

Evakuimi i të plagosurve dhe me ndihmën e helikopterëve u bënë pjesë e misionit.

Evakuimi nga zonat e përmbytura, situatë që shkodra e ka kaluar disa herë, por edhe ndërhyrja në ferma ishin pjesë e trajnimit

Demostrimi do të vijojë në 4 ditë ndërsa marrin pjesë përfaqësues nga Mali i Zi, Kosova, Greqia, Italia, Qipro, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Që nga Korriku i vitit 2023, Shqipëria është pjesë me të drejta të plota në Mekanizmin Europian të Mbrotjes Civile.