Ekspertët e neuroshkencës diskutojnë trajtimet inovative për insultet cerebrale në Prishtinë

Konferenca Ndërkombëtare në Neuroshkencë “Stroke Multimodal Endovascular” mblodhi në Prishtinë ekspertë nga Franca, Shqipëria dhe Kosova për të ndarë eksperienca mbi trajtimin e goditjeve cerebrale.

E organizuar nga Spitali Amerikan, Shoqata Shqiptare e STROKE dhe Shoqata Kosovare e Neurologjisë, konferenca u fokusua në metodat më të avancuara të trajtimit multimodal të insultit cerebral.

Prof. Dr. Emmanuel Houdart, Shefi i Njësisë së Neuroradiologjisë Intervencionuese në Spitalin Lariboisière në Paris dhe Prof. Dr. Afrim Blyta, neuropsikiatër theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar

Prof. Dr. Afrim Blyta, neuropsikiatër: “Kjo është një pjesë e bashkëpunimit, të cilin shpresoj të vijojë për mirëqenien e atyre që kanë nevojë për këto trajtime dhe sa më shumë që të punojmë bashkë, aq më shumë ata që kanë nevojë për këto trajtime do të përfitojnë prej tyre. Kemi mësuar se nëse punojmë vetëm, mund të shtojmë diçka, por nëse punojmë së bashku, rezultatet janë të shumëfishta”.

Prof. Emmanuel Houdart: “Kam parë disa studentë nga dhe ndoshta njëri prej tyre do të mund të vijë në Francë për tu trajnuar disa muaj në spitalin tim. Shpresoj që bashkëpunimi mes Kosovës dhe Francës të zhvillohet ashtu si me Shqipërinë”.

Prof. Mentor Petrela nënvizoi nevojën që trajtimet mini-invazive të bëhen standard dhe në Kosovë

Sinkron Prof. Mentor Petrela: “Nuk mund të jemi më jashtë hapit të kohës në këtë trajtim që hapet rruga për të gjithë shqiptarët me dy qendrat më të mira që të performancës që është QKUK dhe QSUT dhe disa spitale të tjera, për të ecur në drejtimin që duhet të ecim në trajtimin e sëmundjeve me mënyrë mini-invazive”.

Pjesë e konferencës ishte dhe diskutimi interaktiv me raste klinike sfiduese nga eksperienca e Prof. Hudar. Ky bashkëpunim synon të sjellë inovacione në trajtimin e insulteve cerebrale dhe të rrisë kapacitetet vendase. Konferenca u mbështet nga Terumo Neuro dhe AGS Corporation, dy kompani lidere në teknologjinë mjekësore.