“Të huajt, për sektorët ku ka nevojë”! Muço: “Karta Blu AL”, nismë pozitive! Të analizohet tregu i punës, për të mos cënuar shqiptarët
Nisma për krijimin e lejes unike “Karta Blu AL”, që lehtëson punësimin e të huajve në Shqipëri, është mirëpritur nga ekspertët e punësimit. Megjithatë ata theksojnë se duhet të përcaktohen me saktësi sektorët ku ka mungesë të fuqisë punëtore, në mënyrë që të mos cënohet krahu i punës vendas
Eksperti i punësimit Erion Muço vlerëson iniciativën për lehtësimin e punësimit të të huajve në Shqipëri përmes lejes unike “Kartën Blu AL”.
Megjithatë thekson rëndësinë e një analizë të nevojave të tregut të punës vendase për të mos zëvendësuar profesionistët shqiptarë me ata të huaj.
Sipas ekspertit sektorët të cilët janë më të etur për punonjës të huaj janë kompanitë e teknologjisë, fasonët dhe ndërtimi
Muço thekson se pavarësisht rënies së papunësisë, sfidë për Shqipërinë mbetet punësimi i të rinjve.
Eksperti teksa paralajmëron rritje të kërkesës së të huajve të cilët duan të punojnë në vend thekson se çdo vend duhet të ruajë identitetin e tij në tregun e punës.

