Fruta e perime me pesticide, fermeri: Shqiptarët janë tërhequr nga blerja e luleshtrydhes. Situata mund të jetë e stisur
Me shpejtësi rrufe në media qarkulloi lajmi se mandarinat shqiptare u bllokuan në disa vende të BE-së, sepse përmbanin nivele të larta pesticidesh, por e kundërta ndodh kur vendet e BE-së fusin në tregun shqiptar fruta dhe perime me pesticide të rrezikshme.
Te luleshtrydhet e importuara nga Greqia është konstatuar prania e mbetjes së pesticidit Hexythiazox, i cili konsiderohet me risk për shëndetin e njeriut.
Dhe pak ditë pas këtij skandali, një tjetër raportim i rëndë vjen nga Kroacia e cila ktheu mbrapsht ngarkesat e specave të prodhuar në Shqipëri.
Për të kuptuar se çfarë po ndodh me prodhimet shqiptare dhe helmimin e tonë nga këto produkte në një intervistë në “Ora News” ishte fermeri Alban Çakalli.
“Është e vërtetë që me produktet shqiptare kemi probleme, por jo aq të mëdha sa thuhen nëpër media.
Është kapur në fakt një sasi shumë e vogël luleshtrydhesh e infektuar e sjellë nga Greqia dhe kjo ndikoi menjëherë tek konsumatori shqiptar që të mos e blinte më këtë fryt dhe si pasojë çmimi i saj u përgjysmua.
Në lidhje me eksportin fermerët duhet të subvencionohen, por kjo mund të jetë një lojë e eksportuesve për të ulur çmimin e këtij produkti.
Por ajo çfarë është e rëndësishme është që konsumatori shqiptar është tërhequr nga blerja e këtyre produkteve”, u shpreh ndër të tjera, fermeri Alban Çakalli.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË

