Materazzi zbulon prapaskenën e pabesueshme: Para Botërorit të Gjermanisë isha pranë kalimit te Milani

Marco Materazzi, simbol i Interit, ka qenë shumë pranë rivalëve të tij historikë të Milanit. Këtë e ka zbuluar vetë ish-mbrojtësi në një intervistë me Fabrizio Romano:

"Unë te Milani? Kam qenë shumë pranë. Ishte viti 2006, tek Interi luaja pak dhe doja të shkoja në Botërorin e Gjermanisë".

Më pas, ish-lojtari i Interit tregon për një zgjedhje që do të kishte pasur disa pasoja të ndërlikuara: "Nuk ishte një zgjedhje e lehtë për mua, sepse e dini… Tifozët e Interit më duan, ndërsa ata të anës tjetër të qytetit më urrejnë".

Më pas, ai bëri një shaka: "Do të kisha pasur nevojë për Gattuson që të më priste nga ana tjetër…"