VIDEO/ Fund dramatik në Mynih! Interi mund Bayernin dhe i afrohet gjysmëfinales së Championsit
Interi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat 2-1 në transfertë Bajern Mynihun.
Skuadra italiane është mbrojtur me rregull përballë bavarezvëe duke i lejuar raste me pikatore, ndërsa gjeti avantazhin me një gol spektakolar të Lautaro Martinez. Vendasit vonuan në reagimin e tyre dhe ishin lehtësisht të kontrollueshëm nga italianët në iniciativat sulmuese.
Por si për ironi të fatit, “i larguari” Thomas Muller ishte ai i cili u mundua të kthente në lojë skuadrën e tij teksa shënoi golin e barazimit në minutat e fundit.
Por një pavëmendje e prapavijës së vendasve u kushtoi shtrenjtë, pasi Fratesi gjeti hapësirën për të shënuar golin e 2-1, që i jep Interit një avantazh të rëndësishëm për sfidën e kthimit në “San Siro”.
1-0 INTER
— The Screenshot Lad (@thescreenlad) April 8, 2025
LAUTARO MARTINEZ SCORES FOR INTER !!!!!!!!!!!!!!!!!!!! pic.twitter.com/QTm21muIxH

