Bayern-Inter, publikohen formacionet e çerekfinales së parë të Championsit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2025, 19:32
Bayern Munchen dhe Inter do të përballen në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Dy skuadrat në këtë takim do të futen me mungesa të mëdha, veçanërisht vendasit që nuk mund të llogarisin në shërbimet e yjeve si Manuel Neuer, Alphonso Davies, Pavlovic, Upamecano dhe Jamal Musiala.
Në anën tjetër, tek Interi mungojnë Denzel Dumfries, Kristjan Asllani, Mehdi Taremi dhe Zielinski.

