Arteta: Mbrëmje e pabesueshme. Asgjë nuk ka mbaruar, jemi vetëm në gjysmë të kualifikimit

Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, komentoi për mikrofonat e “Sky Sport” fitoren 3-0 ndaj Real Madridit, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve: “Një nga netët më të bukura të karrierës sime. Nuk e kishim bërë kurrë hapin e madh në këtë kompeticion, sonte gjithçka ishte e pabesueshme”.

Ky është futbolli. Nuk kishim shënuar nga një goditje dënimi që nga viti 2021 me Odegaard, vetë Rice nuk kishte shënuar kurrë në atë mënyrë. Sot kemi luajtur në një nivel të jashtëzakonshëm dhe për këtë arsye e fituam ndeshjen.

Si do ta përballoni tani ndeshjen e kthimit në “Bernabeu”?

Jemi vetëm në gjysmën e rrugës, mbetet për t’u luajtur edhe një ndeshje tjetër çerekfinale, të cilën duhet ta përgatisim në të njëjtën mënyrë. Do të shkojmë atje për të fituar, duke e ditur që madrilenët janë shumë të fortë.