Champions League/ Arsenali dhe Real Madrid publikojnë formacionet zyrtare

Arsenali pret Realin në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

“Topçinjtë” kanë impresionuar në Evropë deri në këtë pikë, duke përfunduar në vendin e tretë në tabelën e fazës së ligës përpara se të mposhtnin PSV Eindhoven me rezultat të përgjithshëm 9-3 në raundin e kaluar. 

Në anën tjetër, Real Madridit iu desh të luante në play-off me Manchester Cityn për të kaluar në 16-shen e fundit, ku mposhtën rivalët lokal Atletico Madridin me penallti.

Mikel Arteta për këtë ndeshje do të jetë pa lojtarë si Kai Havertz, Gabriel Jesus, por edhe mbrojtësit Riccardo Calafiori dhe Gabriel. 

Në anën tjetër, Carlo Ancelotti i beson treshes Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Rodrygo.

Champions League/ Arsenali dhe Real Madrid publikojnë formacionet zyrtare