Eksportuesit e Bimëve Mjekësore për tarifat e Trump: Qeveria të ndërhyjë, ulet konkurrenca në tregun amerikan

Tarifa 10% e vendosur nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump eksporteve shqiptare ka ngritur shqetësime mes eksportuesve të bimëve mjekësore në vend.

Në konferencën për mediet këtë të hënë paralajmëruan rënie të dërgesave që shoqërohen me humbje për prodhuesit.

Përballë kësaj situate, industria kërkon ndërhyrje nga qeveria.

Kreu i Shoqatës së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, Filip Gjoka, thekson nevojën e marrjes së masave të menjëhershme, pasi sipas tyre tarifat sjellin ulje të konkurueshmërisë së mallrave shqiptare në tregjet amerikane.