Malaj: Lufta tregtare nisi nga ShBA-ja dhe Trump-i, jo Kina, nuk mund të përdoren tarifat për politikë
Përmes një interviste në Ora News ish-ministri i Financave Arben Malaj tha se Trump ka të gjithë legjitimitetin ta qeverisë Amerikën, por nuk gëzon të drejtën për të keqpërdorur tarifat tregtare për politikë.
Malaj: Trump ka të gjithë legjitimitetin ta qeverisë Amerikën, por nuk gëzon të drejtën për të keqpërdorur tarifat tregtare për politikë. Ajo që është si risk më i madh është ky element, sepse tarifat nuk po përdoren për të ndihmuar ekonominë, pasi kur përdoret proteksionizmi ai vend humb zhvillimin ekonomik dhe sigurinë kombëtare.
Këtë luftë e ka nisur SHBA-ja dhe Trump-i dhe jo Kina. Problemi është sa viktima do të ketë dhe sa do të zgjasë si gjë. Elon Musku u konsiderua si truri i madh për reformat ekonomike të Trumpit, por së pari është është një biznesmen. Kush është ai që kërkon të ndikojë zgjedhjet në Gjermani? Analistët thonë se Musk do të largohet nga ajo pozitë që mban.