Humb jetën në mënyrë të dhimbshme një burrë në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen “10 Korriku” në Vlorë, ku një 74-vjeçar, i identifikuar si A. C., dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.

Për shkak të plagëve të rënda, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Sipas të dhënave paraprake, mendohet se i moshuari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave. /noa.al