SEANCA NË GJKKO/ Xhuljan Hoxha: Atentatin ndaj Kastriot Kilës e financoi dhe organizoi Erjon Alibej, jo Suel Çela

Seanca gjyqësore për procesin “Plumbi i Artë” po mbahet në GJKKO edhe këtë të martë.

Para nisjes së dëshmisë ka kërkuar fjalën Xhuljan Hoxha.

Xhuljan Hoxha: "Në një nga takimet që kam zhvilluar me Erjon Alibeaj, ai më ka folur për vrasjen e Kastriot Kilës. Ai më ka tregu se si e ka porositur vrasjen e Kastriot Kilës. Financues dhe organizator i kësaj ngjarje është Erjon Alibej, jo Suel Çela".

Erjon Alibej: "Doja të sugjeroja që mediat të bëjnë durim, sepse pasi të mbarojë Nuredin Dumani dëshminë e tij dhe unë do flas për gjithçka. Nga deklarimet e mia, kanë për të dëgjuar mediat për të gjithë Suel Çelat. Unë do i them të gjitha. Janë thënë shumë të pavërtetë dhe trillime, sugjeroj mediat mos të nxitohen derisa të japim dhe ne deklarimet tona".

Xhuljan Hoxha: "Unë kam marrë burgim të përjetshëm për fjalët e tua. Kam shumë unë për të thënë për ty".