Institucionet raportojë për pastrimin e parave! Raporti i AIF: Janë trajtuar 646 kërkesa nga SPAK dhe Policia e Shtetit
Njësia e Inteligjencës Financiare ka publikuar së fundmi raportin vjetor ku bie në sy një rritje e përgjithshme e ndërgjegjësimit të institucioneve përgjegjëse për raportimin e rasteve të dyshimta të pastrimit të parave. Gjatë vitit 2025 janë raportuar gjithsej 1632 raste të dyshuara. Për 1 vit janë trajtuar 646 kërkesa nga policia, prokuroritë e rretheve dhe Prokuroria e Posaçme
Gjatë vitit 2024 vihet re një qasje ndryshe e institucioneve për të raportuar rastet e dyshuara te pastrimit të parave.
Gjithsej në njësinë e Inteligjencës Financiare janë raportuar 1632 raste, ndërkohë që shumica dërrmuese e tyre janë pikërisht nga bankat, zyrat noteriale dhe subjektet që ushtrojnë aktivitet si shoqëri transfertash.
Ndër rastet e dërguara në Prokurori në vitin 2024, peshën më të madhe e zënë ato të adresuara në SPAK. nga Janari në Dhjetor janë trajtuar në total 646 kërkesa për informacion të ardhura nga Policia e Shtetit, Prokuroritë dhe prokuroria e posacme me të cilat është kërkuar informacion për 4,167 persona dhe subjekte.
Edhe për vitin 2024, numrin më të lartë të veprimtarive kriminale, për të cilat është bërë i mundur identifikimi i lidhjes me veprën e origjinës e zënë krimet në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, mashtrimi, korrupsioni, rastet kur personat kanë pasur precedentë të mëparshëm kriminalë apo procedim penal.
Një tjetër institucion që ka raportuar është dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me 25 raste për të cilat është konkluduar për dyshime për evazion fiskal, fshehje të ardhurash apo shkelje të tjera të legjislacionit tatimor.
Shërbimi Informativ Shtetëror ka dhënë kontributin e tij me dërgimin në Agjensinë e Inteligjencës Financiare 116 informacioneve në lidhje me çështjet të dyshuara për aktivitet kriminal, objekt i përbashkët interesi mes dy institucioneve.
Në raport theksohet se janë nxjerrë në total 11 urdhra bllokimi të përkohshëm për llogari bankare, në një vlerë totale prej rreth 10,751,684 EUR, të cilat janë sekuestruar me vendim të Prokurorisë apo Gjykatës në masën 97%.

