VIDEO/ Pasi dështoi të mbushte Gjadrin me emigrantë, Meloni vendos të na e falë anijen “Libra”
Forca Detare e Shqipërisë do të ketë në flotën e saj anijen luftarake më të madhe që ka pasur ndonjëherë.
Anija “Libra” pasi u nis nga brigjet italiane ju dorëzua autoriteteve shqiptare në portin e Durrësit. “Libra” që i bashkohet flotës sonë do të mbajë një emër shqiptar.
Nuk është hera e parë që një anije e tillë, Libra e marinës italiane vjen në brigjet shqiptare, pasi pikërisht kjo ishte dhe anija italiane, qe u përdorur nga Qeveria e Giorgia Melonit për të transferuar emigrantë në qendrat e diskutueshme të ndalimit në Shqipëri, një marrëveshje kjo që rezultoi projekt i dështuar.
Por këtë herë me t’u dorëzuar, ajo do të nisë zbatimin e misionit të Forcës Detare, që kanë për qëllim mbrojtjen e sovranitetit në ujërat territorialë të Republikës së Shqipërisë.
“Shërben për kryerjen e detyrave të ndryshme patrullimi, detyra të sigurisë detare, operacione të kërkim shpëtimit. Përveç operacioneve luftarake, mund të bëjë edhe operacione në ndihmë të popullsisë në rast të emergjencës”.
“Libra” është një anije patrulluese luftarake. Ekuipazhi i saj do të jetë i gjithë shqiptar.

