EMRI/ E kishte e kishte ndarë në doza, gati për shitje, vihet në pranga një 38-vjeçar në Shëngjin
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë (FKS) dhe shërbimet e mbështetjes operacionale, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e narkotikëve, evidentuan dhe goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll një automjet tip “BMW”, me drejtues shtetasin K. P., dhe pasagjer shtetasin Elis Prenga. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit Elis Prenga, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike, kokainë, si dhe një shumë parash, për të cilën dyshohet se ky shtetas e kishte përfituar nga shitja e lëndës narkotike në doza.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, shuma e parave, automjeti tip “BMË” dhe një aparat celular.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 38 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

